Akademia e Shkencave, reagon deputeti demokrat: Rama kërkoi të bëjë kalorësin, por është thjesht qerrexhi

Akademia e Shkencave, reagon deputeti demokrat: Rama kërkoi të bëjë kalorësin, por është thjesht qerrexhi

Me zgjedhjen e kryetarit të ri të Akademisë së Shkencave lindi u thellua debati mes drejtuesve të saj dhe kryeministrit Rama.

Ishte vetë ky i fundit që deklaroi se do i hiqte fondet e shtetit duke theksuar se ajo është shndërruar në një farsë.

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi reagoi si zëri i parë nga kjo forcë politike duke akuzuar drejpërdrejt Ramën për mënyrën sesi është “katandisur” ky institucion.

Boçi shkruan se Rama e zvarriti Akademinë siç bëri pra me shkencën në tërësi, pavarësisht reagimeve tona si opozitë dhe zërave autoritarë si prof Fuga, që më shumë duket se është "i fundit i Mohikanëve" i rracës së shkencëtarëve që me pasion investohet për një Akademi vërtet të Shkencave.

Reagimi

"Lotët" e Ramës për Akademinë

"Fortuna" e daklaruar që Rama do shkaktonte mbi Akademinë, kur sapo ai mori pushtetin në 2013, nuk ndodhi asnjëherë.

Akademia as nuk u reformua, as nuk u pajis me Ligj të veçantë dhe as nuk u financua realisht për të realizuar Kërkim Shkencor.

Ngeli ajo "shtëpia e askujt" që ju bë dhuratë për hir të votave "nostalgjisë për të shkuarën", nga vetë Rama, për të hyrë e dalë sipas radhës miq të x (iks) apo y (ypsilon) brezi.

Ajo është pjesë e çorientimit me dashje që Rama i bëri për katër vite asaj pak shkence shqiptare, për të cilën nuk foli asnjëherë, nuk e mbështeti, nuk e financoi, përpos që vetëm e përçmoi e braktisi dhe e zhvlerësoi plotësisht.

Rama e zvarriti Akademinë siç bëri pra me shkencën në tërësi, pavarësisht reagimeve tona si opozitë dhe zërave autoritarë si prof Fuga, që më shumë duket se është "i fundit i Mohikanëve" i rracës së shkencëtarëve që me pasion investohet për një Akademi vërtet të Shkencave.

Ajo që ka ngjarë sot me Akademinë (dhe këtu nuk kam asgjë për emrat e veçantë, por për procesin) ngjan si dy pika uji me atë që ka ndodhur në Universitete e që ka ndodhur në Arsimin parauniversitar në tërësi. Farsë zgjedhjesh sipas lojës "ne jemi dy shqiponja...."

Ka po të njëjtin autor që sot bën sikur "qan" për fatin e mbrapshtë të saj, Ramën e I dhe të II.

Përpos infantil dhe shpëtues nga përgjegjësia, reagimi i Kryeministrit është banal dhe tregues i komplekseve të tij për botën akademike në tërësi.

Rama sot kërkoi të bënte kalorësin, por në fakt doli që është një qerrexhi i pandreqshëm.

Gjithë gjithë në këtë histori lotësh e përbetimesh, Rama, po vdes të fitojë simpatinë e profesorit "rebel" që ja paralajmëroi e zeza mbi të bardhë të zezën e Akademisë, autor i së cilës është po ky Ramë!

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy