“Duhemi akoma”, Al Bano flet për deklaratën e Rominës që gëzoi miliona fansa

“Duhemi akoma”, Al Bano flet për deklaratën e Rominës që gëzoi miliona fansa

Fansat e Al Banos dhe Rominës u përfshinë në eufori pak ditë më parë, kur gjatë një interviste në television, vetë Romina tha se dashuria mes tyre nuk ka marrë fund.

Në intervistë, Romina shprehej se Al Bano e do akoma, dhe ajo vetë e do ish-bashkëshortin. Pas kësaj deklarate, Corriere della Sera kontaktoi këngëtarin, i cili reagoi i nxehur: Nuk mundem më. Para se të bëni lajme të kësaj natyre, a mendoni se unë kam një grua dhe dy fëmijë? Se më ngjan sikur italianëve nuk u rreh gjëkundi tjetër veçse te lajmi a do të kthehemi bashkë unë dhe Romina”, thotë ai.

Në fakt, mediat italiane prej vitesh raportojnë se dy ish-nashkëshortët kanë bërë paqe vitet e fundit. Të martuar nga viti 1970 deri në vitin 1999, ata mishërojnë përrallën e djaloshit të fshatit që i vodhi zemrën vajzës së dy yjeve të Hollivudit si Tyrone Poëer e Linda Christian.

Por për Al Banon deklarata e Rominës kaq shumë vite pas ndarjes është thjesht ironi dhe njerëzit duhej ta kishin kuptuar. Pyetjes nëse ai dhe Romina duhen ende, Al Bano i përgjigjet: Sigurisht që jo. Unë që e njoh, e di se Romina di si ta përdorë ironinë.

Al Bano ka rrëfyer edhe si erdhi ribashkimi me Rominën dhe cila është arsyeja pse ata kanë nisur të këndojnë sërish bashkë.

“Një biznesmen rus kishte organizuar një concert për ditëlindjen time të 70-të. Më pyeti nëse mund ta ftonte edhe Rominën. I thashë se nuk do të pranonte kurrë të vinte. Çuditërisht erdhi. Sor do të ishte mëkat nëse ne do të humbisnim mundësinë për të bërë koncerte bashkë, kur njerëzit kështu na duan”.

“Tashmë kemi një marrëdhënie shumë korrekte, në respekt të jetës që bën secili. Ajo në Amerikë, unë në Itali, jemi si motër e vëlla”, sqaron ai.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy