Policia dhe Basha replikojnë për lajmin e gjetjes së patentave të Saimir Tahirit në makinën e një të ndaluari në Elbasan. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka denoncuar ne facebook drejtorin e përgjithshëm të policisë Haki Çako dhe ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, të cilët sipas tij kanë fshehur një ngjarje kriminale ne Elbasan.
Sipas Bashës në datën 1 tetor ehte arrestuar nga policia e Elbasanit shtetasi me iniciale O.S sepse nuk i ka ndaluar postbllokut të policisë. Gjate kontrollit ne automjet i jane gjetur dhe sekuestruar 800 mije Euro dhe dy dëshmi aftësie për drejtim të mjeteve lundruese në emër te Saimir Tahirit.
Patentat e Tahirit e gjendura ne automjetin e shtetasit me iniciale O.S
Ky rast, sipas kryetarit të Partisë Demokratike, nuk eshte bere publik ne njoftimet që bën policia. Basha i kërkon prokurorise te hetoje e te mos shmange nga përgjegjësia autoret dhe urdhëruesit e asaj që ai e quan akt mafioz. Ora Neës ka siguruar foton e 2 patentave për drejtimin mjeteve lundruese me tonazh te ndryshëm, në emër të ish-ministrit Saimir Tahiri.
Ndërkohë Policia e shtetit e ka publikuar ngjarjen në faqen zyrtare në datën 2 nëntor duke njoftuar se në këtë ditë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit O.S vjeç 25, banues në Tiranë, administrator i një subjekti privat sh.p.k.
Sipas policisë, arrestimi është bërë pasi më datë 01.11.2017, në rrugën nacionale, në fshatin Balldren, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin “Land Rover” dhe nga kontrolli në mjet ju gjetën e bllokuan një sasi e madhe eurosh. Policia ka theksuar se këtë shumë, i riu pretendonte se do t’i përdorte për likuidimin e faturave, por të pa shoqëruara me dokumentin e origjinës.
Pas arrestimit, materialet në ngarkim të 25-vjecarit janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për Veprat Penale Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt, Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik dhe Mospagimi i taksave dhe tatimeve.
Për ngjarjen ka reaguar dhe policia e Elbasanit, e cila i bën thirrje kreut të opozitës Lulzim Basha të mos përdor ngjarjen politikisht.



