Presidenti Ilir Meta pas një vizite në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë përcolli një mesazh urimi për të gjithë besimtarët në festën e Fiter Bajramit.
Meta shprehu mirënjohjen për ndihmat që janë dhënë për të sëmurët dhe të varfrit. Ndërsa uroi që këto sakrifica të frymëzojnë të gjithë për një shoqëri më solidare, më të drejtë, më njerëzore, më të të bashkuar dhe më në paqe.
“Ishte kënaqësi për të uruar sot vëllezërit e komitetit tonë mysliman me rastin e festës së Fiter Bajramit, duke uruar të gjithë besimtarët, por edhe qytetarët shqiptarë, për të vlerësuar sakrificat e tyre, sidomos gjatë kësaj periudhe të vështirë, edhe për shkak të pandemisë.
Shprehim mirënjohje edhe për ndihmat që ata kanë dhënë për të sëmurët, të varfrit. Urojmë që këto sakrifica të na frymëzojnë të gjithëve për një shoqëri më solidare, më të drejtë, më njerëzore, më të bashkuar dhe më në paqe”, tha Meta.



