
Partia Demokratike ka publikuar 28 amendamente sa i takon buxhetit të ri 2025.
Deputetja e Partisë Demokratike Sorina Koti tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se nëpërmjet amendamenteve është kërkuar mirëmenaxhim i fondeve dhe një rishpërndarje e buxhetit për qytetarët që kanë më shumë nevojë.
Koti thotë se është e qartë për të gjithë që asnjë nga pikat e propozuara nuk do të pranohet, megjithëse një pjesë e kolegëve socialistë janë dakord me këto amendime.
Ne jemi bazuar vetëm në shifra zyrtare që ka bërë publike nga Ministria e Financave dhe INSTAT. Vetëm për 2025 në projektbuxhetin në parim që u miratua janë llogaritur që buxheti të ketë 500 milionë euro më shumë, që do të thotë do të ketë më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit. Nuk është asnjë problem se në këto 500 milionë euro të ardhura që do të jenë në buxhetin e shtetit, 8 milionë euro të shkonin tek pensionet. Kemi kërkuar që të kemi një mirëmenaxhim të fondeve dhe një rishpërndarje të buxhetit për qytetarët që kanë më shumë nevojë. Kemi kërkuar më shumë para për pensionistët sepse është pjesa më vulnerabël që ka Shqipëria. Kemi kërkuar më shumë fonde për sistemin shëndetësore, më shumë pata për sistemin arsimor. Kem kërkuar më shumë fond për bujqësinë.
Të jemi realistë, ne e dimë që asnjë nga pikat tonë nuk do të pranohet. PS ka për t’i rrëzuar të gjitha amendimet politike që PD-ja ka depozituar tashmë sepse është çështje politike dhe nuk është çështje për të ndihmuar qytetarët.
Kemi menduar që gjithmonë të bëjnë amendime me shpresën që mund të ketë. Duke qenë se buxheti i shtetit është politik jemi të bindur që s’ka për t’u votuar asgjë edhe se një pjesë e kolegëve janë dakord me propozimet tona.



