Rusi/ Motrat që vranë babanë abuzues, viktima apo vrasëse? (FOTO)

Rusi/ Motrat që vranë babanë abuzues, viktima apo vrasëse? (FOTO)

Hetuesit rusë kanë refuzuar të hedhin poshtë një akuzë për vrasje ndaj tri motrave që vranë babanë e tyre abuziv ndërsa ai flinte, duke e lënë një çështje shumë të diskutueshme në harresë ligjore.

Zyra e prokurorit të përgjithshëm konkludoi në fillim të këtij viti që motrat Khachaturyan i ishin nënshtruar abuzimit fizik dhe seksual për një kohë të gjatë. Prandaj, ajo thotë se vrasja duhet të shihet si "vetëmbrojtje e nevojshme".

Aktvendimi pritej të mbyllte çështjen, por avokati i njërës prej grave i ka thënë BBC-së se komiteti hetimor i Rusisë e ka hedhur poshtë qëndrimin e prokurorit.

Çfarë bënë motrat?

Adoleshentet Maria, Angelina dhe Krestina Khachaturyan u arrestuan në korrik të vitit 2018 për sulmin ndaj babait të tyre, Mikhail, duke përdorur thikë, çekiç e mjete të tjera rrethanore.

Sipas dëshmisë që ato dhanë, babai i tyre i kishte abuzuar për një kohë të gjatë dhe i mbante peng në shtëpinë e tyre.

Dy motrat më të mëdha mund të përballen me 20 vjet burg nëse çështja  çohet përfundimisht në gjykatë.

Nëna e tyre, e cila ishte detyruar të largohej nga shtëpia për sigurinë e saj, është shprehur për BBC-në se ajo dhe të bijat janë ankuar disa herë në polici në lidhje me dhunën, por policia i ka injoruar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy