Vrasja e Valter Fjerzës/ Policia arreston bashkëpunëtorin e autorit 

Vrasja e Valter Fjerzës/ Policia arreston bashkëpunëtorin e autorit 

Policia e Shkodrës ka kapur një tjetër bashkëpunëtor të autorit të vrasjes së shtetasit Valter Fjerza, ngjarje e ndodhur më shtator 2024 në një lokal të fshatit Hot i Ri.

Në pranga ra shtetasi A. M., 22 vjeç, banues në fshatin  Hot i Ri.

NJOFTIMI 

Kapet një tjetër bashkëpunëtor i autorit të vrasjes së shtetasit V.F, ndodhur më shtator 2024. Operacioni nga Forca e Posaçme Shqiponjat . Në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në inteligjencën policore për një shtetas në kërkim që qarkullonte me automjet në rrugë në fshatin Dobraç, menjëherë shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuan punën dhe si rezultat kapën e ndaluan shtetasin A. M., 22 vjeç, banues në fshatin  Hot i Ri. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka caktuar ndaj 21-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit”, “Përkrahja e autorit të krimit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
22-vjeçari ishte shpallur në kërkim i dyshuar si bashkëpunëtor  në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 21.09.2023, në fshatin Hot i Ri, ku për shkak të një konflikti të çastit, jashtë një lokali, mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi V.F. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një mjet prerës (thikë) që e kishte me vete. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy