Begaj i del kundër qeverisë, kthen në Kuvend ligjin “Për dekoratat”: Nuk më pyetën

Begaj i del kundër qeverisë, kthen në Kuvend ligjin “Për dekoratat”: Nuk më pyetën

Presidenti Bajram Begaj i del kundër qeverisë, duke kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë” dhe thotë se nuk i është marrë mendim për projektligjin.

Në argumentet që jep kreu i shtetit, thuhet se procesi lidhur me vlerësimin dhe dhënien e dekoratës është kompetencë e Presidentit.

Sqarohet se një kompetencë të tillë, të përcaktuar shprehimisht në Kushtetutë, nuk e ka në të njëjtin nivel as Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, as Kryeministri dhe as Ministrat përkatës, të cilët përcaktohen në ligj si autoritete përgjegjëse shtetërore, për dhënien e dekoratave.

Në vijim detajohet se nisur nga përmbajtja e neneve të ligjit të miratuar nga Kuvendi, “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”, konstatohet një ngushtim i kompetencës kushtetuese të Presidentit të Republikës për dhënien e dekoratave.

Presidenti i Republikës, shqyrtoi ligjin e paraqitur për shpallje, duke iu referuar praktikës dhe procedurës parlamentare të ndjekur për propozimin, shqyrtimin dhe miratimin e tij, përmbajtjen e dispozitave të vetë ligjit nr. 93/2022, “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”, duke konstatuar së pari, mungesën e konsultimit të ligjit me Presidentin e Republikës, si palë e interesuar dhe organi i vetëm që përcakton Kushtetuta për dhënien e dekoratave dhe titujve të nderit.

Ligji nr. 146/2014, “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, i cili rregullon procesin e njoftimit dhe të konsultimit publik të projektligjeve, projektdokumenteve strategjike kombëtare dhe vendore, si dhe politikave me interes të lartë publik duke synuar nxitjen e transparencës, të përgjegjshmërisë dhe integritetit të autoriteteve publike, kërkon si një pjesë të qenësishme të procesit, marrjen e mendimeve dhe sugjerimeve të palëve të interesuara për përmbajtjen dhe përmirësimin e projektaktit.

Institucioni i Presidentit të Republikës, edhe pse është palë e interesuar në këtë proces, nuk është njoftuar zyrtarisht, nuk i është përcjellë për mendim projektligji përkatës dhe nuk është njoftuar për të qenë pjesë e procesit të diskutimeve në tërësinë e tij në shkelje të ligjit të sipërcituar dhe të procedurave parlamentare.

Në përputhje me nenin 92, gërma “ç”, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhënia e dekoratave dhe e titujve të nderit është qartësisht një kompetencë kushtetuese e Presidentit të Republikës, si institucion i pavarur kushtetues.

Në nivelin e përcaktimit si kompetencë kushtetuese, çdo ndërhyrje e mundshme për ndryshimin e saj, si në drejtim të zgjerimit apo të ngushtimit, mund të bëhet vetëm sipas një rendi të parashikuar nga Kushtetuta, pra duke ndryshuar apo shfuqizuar dispozitat përkatëse të Kushtetutës.

Konstatohet me mangësi, që në pjesën e përcaktimit të bazës ligjore mbi të cilën ai    mbështetet. Më konkretisht, ligji ka të parashikuar si bazë mbështetëse, nenet 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, por nuk citon nenin 92, gërma “ç”, të Kushtetutës.

ARSYET E KTHIMIT TË LIGJIT NR. 93-2022, “PËR DEKORATAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË” by Arjola Ymeraj on Scribd

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy