
Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka bërë thirrje që baguette (franxholla) franceze të përfshihet në listën e trashëgimisë së UNESCO-s.
"Bukën tradicionale franceze do e kishte zili e gjithë bota," tha presidenti.
"Baguette është portreti i Francës dhe duhet të njihet nga UNESCO si një nga thesaret e botës" tha presidenti i Francës Emmanuel Macron.
Të gjithë bukëpjekësit janë frymëzuar nga suksesi i picas napoletane të Italisë, e cila është e mbrojtur nga organi kulturor i OKB-së vitin e kaluar.
Bukëpjelësit kanë shprehur shqetësim në lidhje me imitimet baguerre të cilat janë prodhuar në masë.
Macron shprehu mbështetjen e tij për ofertën e Baguette në UNESCO-s, gjatë një takimi me përfaqësues të Konfederatës Kombëtare të pjekjes dhe pastës në pallatin presidencial Elize në Paris.
Macron tha se baguette ishte "pjesë e jetës së përditshme në Francë," dhe se regjistrimi në UNESCO-s do të përfshijë përbërësit dhe mënyrën e të bërit të saj.
Lista e UNESCO-s ka për qëllim për të ruajtur traditat nga globalizimi.
Komisioni për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale mblidhet çdo vit për të vlerësuar nominime nga e gjithë bota.



