Thaçi: Çështja e korrigjimit të kufijve, më shumë çështje mediatike

Thaçi: Çështja e korrigjimit të kufijve, më shumë çështje mediatike

20 vjet pas luftës, përkatësisht përvjetorit të sulmeve të NATO-s ndaj bazave ushtarake serbe, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për gazetën gjermane  “Süddeutsche Zeitung”, ka folur për luftën, paqen dhe zhvillimet aktuale në këtë vend.

Duke shprehur falënderimet 20 vjet pas për ndërhyrjen ushtarake të Perëndimit dhe SHBA, sipas Thaçit ka edhe shumë punë për t'u bërë, duke qenë se Serbia ende nuk e ka njohur Kosovën si shtet. Ai e quajti “marrëdhënie të vështirë”, komunikimin me presidentin serb Aleksander Vuçiç, por që sipas tij, të domosdoshëm: “Nuk ka alternativë. Një marrëveshje paqeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të jetë po aq e suksesshme sa ishte marrëveshja ndërmjet Gjermanisë dhe Francës. Në anën tjetër, status quo-ja në realitet do të thotë regres i vazhdueshëm, sepse ajo destabilizon rajonin”, ka thënë Thaçi.

Çështja aktuale mëse e ndjeshme përsa i takon Kosovës, është korrigjimi i kufijve në Ballkan. Pyetjes së gazetarit gjerman, se si mund të duket një korrigjim i kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Thaçi iu përgjigj: “Për ne është e qartë, Kosova gjithsesi do të mbetet një shtet shumetnik dhe nuk do të ketë kufij përgjatë vijave etnike” . Sipas Thaçit, e gjithë kjo çështje është bërë më shumë mediale sesa që është biseduar me të vërtetë.

Gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung”, në intervistën me presidentin kosovar , është interesuar edhe për krijimin e Gjykatës Speciale ndërkombëtare, e cila ka filluar punën në Hagë për të hetuar krimet e luftës së kosovarëve. Duke aluduar në raportimet e disa mediave se presidenti kosovar është akuzuar nga kjo gjykatë për krime gjatë kohës së luftës në Kosovë, Thaçi e ka mohuar një gjë të tillë, duke i etiketuar si pretendime monstruoze të konstruktuara në Serbi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy