
Kryetarja e KQZ-së në Kosovë është vënë në shërbim të politikës. Në këtë mënyrë e interpreton avokati Tomë Gashi vendimin e KQZ-së për të mos certifikuar listat e Vetevëndosjes, AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate. Në studion e lajmeve të MCN TV, përmes një lidhjeje Skype, Gashi tha se është e qartë që Valdete Daka nuk ka mundur t’u rezistojë presioneve të partive që u certifikuan.
“Është e qartë që zonja Daka ka marrë rol politik në KQZ. Ai duhej të ishte institucion i pavarur. Duket që Daka nuk ka mundur t’u rezistojë presioneve nga partitë që u certifikuan. LVV është certifikuar si parti, por jo lista e saj. Në Kosovë duket se asgjë nuk është e pavarur”, tha ai.
Sipas Gashit, e gjithë kjo po bëhet nga frika e fuqizimit të mbështetjes së Vevëtvendosjes.
“Albin Kurti ka qenë në krye të listës së VV edhe në 2019, edhe në 2017. Është e qartë se sa më e fortë bëhet VV, aq me tepër kleçka nxirren”, tha ai.



