Hayley Atwell dhe Eddie Redmayne në skena shumë të nxehta për një film. Nuk janë pamje të reja për adhuruesit e serialit “The Pillars of the Earth”, i shfaqur në vitin 2010. Por ato janë rihedhur në qarkullim pas shpërthimit të skandalit të producentit Harvey Ëeinstein.
Kjo për shkak të një fraze të thënë nga ky i fundit i ka thënë aktores në vitin 2008. “Dukesh si derr i dhjamosur në ekran. Mos ha kaq shumë”, kanë qenë fjalët e producentit, që mesa duket kanë bërë efekt menjëherë, pasi aktorja duket në formë të përkryer në skenat e filmit. Aty aktorja 35-vjeçare shfaqet në rolin e Aliena-s, e cila ka një lidhje me Jack.
Kanë qenë pikërisht ato skena të nxehta që ndihmuan në rritjen e famës së dy aktorëve. Eddie Redmayne do të fitonte më pas një çmim Academy Award si aktori më i mirë për rolin e Stephen Hawking në “The Theory of Everything”.



