Rrëfimet shokuese të vajzës së Michael Jackson: Tim atë e kanë vrarë, kam tentuar disa herë t’i jap fund jetës

Rrëfimet shokuese të vajzës së Michael Jackson: Tim atë e kanë vrarë, kam tentuar disa herë t’i jap fund jetës

Vajza e yllit të popit, Paris Jackson, ka hapur zemrën për revistën “Rolling Stone”. Ajo ka rrëfyer se ka tentuar disa herë të vrasë veten pasi është sulmuar seksualisht nga një i panjohur.

Në vitin 2013, kur ajo ishte 15 vjeç, në media u raportua se Paris kishte marrë 20 tableta Motrin dhe kishte tentuar të priste damarët. Por kjo është e vetmja tentativë që është bërë publike.

“E kam provuar disa herë të vras veten”, ka thënë Paris në intervistë.

Lidhur me arsyet që e kanë çuar drejt depresionit dhe vendimit për t’u vetëvrarë, Paris thotë se ndërsa ndiqte shkollën e mesme, u shoqërua me njerëzit e gabuar.

Ajo thotë se është sulmuar seksualisht kur ishte vetëm 14 vjeçe.

“nuk dua të them më tepër, por ishte një përvojë e tmerrshme. Nuk i kam treguar askujt”, tha ajo.

Paris tha se i ati është vrarë në vitin 2009. Doktori i Michael Jackson, Conrad Murray, është dënuar për neglizhencë me pasojë vdekjen, por Paris mendon ndryshe.

“Ai shpesh linte të kuptohej se kishte njerëz që nuk e donin. Në ndonjë moment të bënte të mendoje se një ditë do ta vrisnin”, tha ajo, pa specifikuar se kush mund të ishin këta njerëz.

“Duket si teori konspirative, por familja jonë dhe fansat e dinë. Ishte një kurth”, ka thënë ajo. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy