
Një hajdute u arrestua në mes të natës në shtëpinë e Robert De Niro-s teksa po tentonte të vidhte dhuratat nën pemën e Krishtlindjes.
"Shanice Aviles, 30 vjeç, u pa nga policët teksa hyri në shtëpinë ku po jeton përkohësisht De Niro-s", tha një zëdhënëse e NYPD.
Aktori ishte duke fjetur kur oficerët e pikasën gruan teksa ajo po përpiqej të merrte objektet.
Ylli i 'Taxi Driver' zbriti në katin e poshtëm pasi dëgjoi zhurmat në banesë. Në momentin e vjedhjes në shtëpi ndodhej edhe vajza 11-vjeçare e aktorit.
Gruaja është e njohur për policinë edhe për grabitje të tjera.



