Marrëveshja PD-PS, Qori: Kanë interesa të përbashkëta për të cilat kanë ujdi të përhershme

Marrëveshja PD-PS, Qori: Kanë interesa të përbashkëta për të cilat kanë ujdi të përhershme

Arlind Qori nga Lëvizja Bashkë thotë se PS dhe PD kanë disa interesa të përputhshme, falë të cilave u arrit në marrëveshjen e ditëve të fundit. Qori tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se Berisha kërkon njohjen, ndërsa Rama kërkon të qetësojë ndërkombëtarët. Por të dy palët sipas tij bien dakord për oligarkët që favorizon qeveria.

Problemi i raportit Rama-Berisha nuk është vetëm marrëveshja e dukshme e përkohshme, por marrëveshja e padukshme e përhershme. Ajo ka të bëjë më shumë me koncesionet më të mëdha që u jepen oligarkëve. Marrim rastin e pallatit në qendër të Tiranës. Për kullën pas Teatrit të Operas dhe Baletit, Sali Berisha ka thënë nuk di gjë. Në këtë sens, pakti apo ujdia e përhershme dhe e padukshme midis palëve është këtu. Në këtë rast të dy kanë interesa të përputhshme. Zoti Berisha është i dëshpëruar për njohje, zoti Rama ka hallin të krijojë idenë se këtu gjërat funksionojnë normalisht. Një nga arsyet prej Berisha e vazhdon luftën e tij politike është se kërkon ta njohin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy