
Ish-deputeti italian, Pier Antonio Panzeri, dhe tre shtetas të tjerë italianë u arrestuan nga drejtësia e Brukselit pas një hetimi ndërkombëtar për korrupsion, ku përfshihen edhe autoritetet e Katarit.
Lajmi bëhet i ditur nga gazetat belge “Le Soir” dhe “Knack”, sipas të cilave Panzeri dhe tre të tjerët u "ndaluan për t'u marrë në pyetje" dhe në shtëpitë e tyre u ushtruan kontrolle.
“Policia gjyqësore federale kreu 16 kontrolle - konfirmoi zyra e prokurorit federal - në vende të ndryshme përreth Brukselit. Këto kontrolle u kryen si pjesë e një hetimi të gjerë për akte të dyshuara për organizim kriminal, korrupsion dhe pastrim parash”. Gjatë këtyre kontrolleve janë sekuestruar 500 mijë euro kesh. Hetuesit dyshojnë se "një vend i Gjirit ka tentuar të ndikojë në vendimet ekonomike dhe politike të Parlamentit Evropian".
Sipas mediave belge, vendi në fjalë është Katari dhe mes personave të përfshirë është edhe Panzeri, i cili pas përfundimit të mandatit si eurodeputet ka vazhduar punën në Bruksel si lobist.
/ Corriere /



