Gjuriç: Po monitorojmë me kujdes reagimin e Francës në raport me rastin Haradinaj

Gjuriç: Po monitorojmë me kujdes reagimin e Francës në raport me rastin Haradinaj

Duke folur për rastin Ramush Haradinaj, i cili është ndaluar në Francë në fillim të janarit të këtij viti në bazë të një urdhër-arresti serb, shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, tha se dëshmitë që Serbia i ka dërguar në gjykatën e Kolmarit janë “jashtëzakonisht serioze” dhe se nuk ka “asnjë arsye që Franca të mos veprojë në pajtim me obligimet ndërkombëtare”.

“Po e monitorojmë me kujdes se si Franca po merret me këtë rast dhe e përsëris – sido që ata të veprojnë ndaj kërkesës sonë, ashtu do të veprojmë edhe ne në kërkesat e tyre”, ka paralajmëruar Gjuriç në TV “Pink” të Serbisë, transmeton Koha.net.

Ai thotë të jetë shumë i kënaqur “që gjyqësia serbe dhe organet tjera shtetërore, edhe pse Haga e ka liruar Haradinajn dhe askush s’e ka dënuar për mijëra serbë të vrarë e për qindra mijëra tjerë të zhvendosur, kanë punuar në atë drejtim që njerëz si Haradinaj të dalin para drejtësisë”.

“Për këtë arsye ne kemi kërkuar përmes Interpolit arrestimin e Haradinajt dhe shumë të dyshuarve tjerë për krimet më të rënda të luftës. Besoj se drejtësia është e nevojshme në mënyrë që të hapet një faqe e re në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-serbe”, ka shtuar Gjuriç.

Ai ka shtuar se dënimi i krimeve të luftës plotëson drejtësinë dhe viktimat dhe kontribuon që situata politike “në krahinën jugore të Serbisë të “pastrohet” sepse nuk është mirë që akterët kryesorë në jetën politike të jenë ata për të cilët dihet se janë bartës të vrasjeve dhe konflikteve”. / Koha.net /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy