Një jetë aktive seksuale forcon kujtesën. Të paktën për gratë, kjo është e vlefshme. Një studim i publikuar në revistën shkencore “Archives of Sexual Behavior” ka arritur në këtë përfundim.
Studimi është kryer nga Universiteti “McGill” në Kanada me një grup vullnetaresh në moshë të re. pas testeve u arrit në përfundimin se gratë që bënin më shumë seks kishin kujtesë më të fortë.
Ato arritën rezultate më të larta në testet e memories
Studiuesit nuk e kanë ende të qartë nëse ka një mekanizëm që bën lidhjen mes seksit dhe kujtesës. Por ata thonë se, njësoj sit e kafshët, aktiviteti seksual stimulon prodhimin e neuroneve të reja në zonën e kujtesës dhe të nxënit.



