Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit Bes Kallaku i kanë dhënë fund beqarisë natën e sotme.
Dyshja kanë organizuar një ceremoni madhështore me shumë të ftuar VIP në Tiranë.
Nga pamjet e para të publikuara nga Prive, Xhensila dhe Besi shfaqen të mrekullueshëm së bashku në altarin e martesës.
Xhensila është ajo e cila tërheq më shumë vëmendjen me vellon e bardhë, ndërsa edhe Besi duket shumë elegant si dhëndër nën kostumin e zi.
Por një ndër mometet kryesore të ceremonise është kur çifti betohen para njëri-tjetrit. Dhe kështu Besi në vend të fjalëve të embla, nuk u shkëput nga profesioni i tij si aktor humori dhe betimin e nisi me batutë.
“Të premtoj se do të ul çmimit e ujit , nejse…Xhensia Myrtezaj që sot e mbrapa do të jesh Xhensila Kallaku”, tha Besi.
Dhe në këto momete të pranishmit ai nisën së qeshurës dhe duke duartrokitur.
Ndërsa nga ana tjetër Xhensila kishte pregatitur një betim mjaft emocionues:
“Ti je i vetmi që e bën realitet këtë ëndërr. Bashkë po nisim një fletë tjetër sot, ndoshta një volum tjetër, e ç ‘rendësi ka, jemi dhe do të jemi. Para teje, para familjarëve tanë, para miqve tanë të shenjtë betohen … Të dua!”, tha Xhensila.



