
Analisti Lorenc Vanlgjeli për largimin e Arben Ahmetajt nga kabineti qeveritar, thotë se kur gjërat nuk shpjegohen deri në fund, jepet karburant për hamendësime.
Ai u ndal në vitin 2018, kur Ahmetaj u largua bashkë me një grup të madh ministrash dhe se atëherë konteksti kohor ka qenë i ndryshëm, pasi u largua pas protestave të studentëve të dhjetorit dhe se ishte një nga mënyrat që Edi Rama zgjodhi për të shfryrë presionin publik duke thënë se nuk mund të rrijë një ministër mbi 6 vjet.
Por Vangjeli tha nga studio e MCN Live se sot është mbushur ky afat që vetë Kryeministri e tha atëherë.
Në vijim u ndal tek rikthimi i Arben Ahmetaj në vitin 2020 si ministër i Rindërtimit dhe në postin honorifik të zëvendës Kryeministrit.
Vangjeli shtoi se në procesin e rindërtimit Ahmetaj ka qarkulluar qindra milionë euro dhe se është ndoshta një nga proceset më të veçantë në Shqipëri, ndër të pakta procese sipas tij, që nuk ka pasur përfolje për korrupsion.
Në këtë drejtim tha se deri tani nuk ka pasur kontestime direkte nga ato që jemi mësuar, se shumë para do të vidhen.
Ndërkohë që largimi i Ahmetajt në vitin 2022 ka qenë për arsye të thjeshtë nuk pati në atë moment më besimin e Kryeministrit. Kanë qenë shumë afër, por humbi besimin e Kryeministrit.
Sot kontaktet e tyre kam përshtypjen se janë normale edhe nga raportime të ndryshme, mbas dyerve të rënda të SPAK deri tani nuk ka asnjë veprim karshi Ahmetaj dhe problemi është se perceptimi e ka paracaktuar atë si të fajshëm.
Inceneratorët janë një pjesë e segmentit, ka të bëjë me ekuilibrat e brendshëm në Partinë Socialiste dhe është një nga provat që në PS zien dhe i vetmi segment i pandryshueshëm ka të bëjë me vullnetin e pandryshueshëm të Ramës.
Ekuilibrat brenda në PS shtuar dhe me ngjarje të ndryshme. Kryeministri nuk pati besim në atë moment, zakonisht ndodh që të vërtetat më të mëdha nuk thuhen as para kamerave as në redaksi.
Është gazeta e madhe e Tiranës e cila në faqe të parë në atë kohë thoshte se Ahmetaj ishte viktimë e përplasjeve të brendshme në PS.
Qoftë edhe me Kushtetutë qeverisja është vullnet i Kryeministrit dhe prej rrethanave që ka Shqipëria është ca më shumë se kaq. Ka shumë më tepër shkaqe se inceneratorët, janë të gjitha bashkë.
Ka të bëjë me ekuilibrat e ndryshueshëm brenda përbrenda PS. Nëse nuk kuptojmë këtë gjë, atëherë po flasim kot.
Mund të ishte gjithçka përveç inceneratorëve. Për shkakun duhet të pyesni Ramën. Këtë nuk ma pohoi Rama se ka humbur besimin.
Qeverisja është derivat i vullnetit të Kryeministrit dhe sidomos në një vend si Shqipëria dhe një parti si PS dhe një individ si Edi Rama është edhe më shumë se vullneti i tij.
Vetë Rama ka përdorur dikur një metaforë për autobusët që ndalojnë në stacione dhe gjithkush duhet të ketë durim për të rihypur.
Rama e konsideron veten si shofer të autobusit, ku kushdo mund të zbresë dhe rihypë. Askush nuk hipën me dëshirën e vetë nga ai autobus dhe askush nuk zbres vetë.
Secili beson që përveç vendit të shoferit i takon vendi i parë, askush nuk zbret vetë është Rama që hap derën, ndalon dhe në mes të rrugës, hap derën dhe i vë gishtin dikujt.
Sikundër nuk gjejmë arsye pse shumë pasagjerë i ka zgjedhur të rrinë lartë. Askush nuk e di pse kanë hipur.
Kryeministri kryeson një ekip, duhet të konsultohet me këtë ekip. Në kohën që Kryeministër ishte Fatos Nano, ka pasur raste që kandidaturat e tij as nuk arrinin të kalonin në filtrat e PS, madje ia rrëzonin në parlament.
Atëherë ishte partia më e madhe se Fastos Nano, sot është Edi Rama më i madh se partia, se Rama në një mënyrë a një tjetër ka diktuar dy fitore elektorale.
Ka ekuilibra të prishur dhe jemi përballë një momenti që aktorë të tjerë të përfshirë në këtë histori janë duke konsumuar një hakmarrje afatgjatë ndaj Arben Ahmetaj.
Për momentin jemi duke konsumuar një përplasje apo hakmarrje ndërmjet personazheve të përfshirë në këtë histori dhe Ahmetajt nga ana tjetër.



