Thellohet bilanci tragjik nga zjarri në Paris, 10 viktima dhe disa të lënduar (VIDEO)

Thellohet bilanci tragjik nga zjarri në Paris, 10 viktima dhe disa të lënduar (VIDEO)

Dhjetë persona kanë humbur jetën përfshirë edhe një fëmijë nga zjarri që përfshiu një ndërtesë tetë katëshe në jugperëndim të Parisit.

Më shumë se 30 vetë - përfshirë gjashtë zjarrfikës - u plagosën, ndërsa një person është në gjendje të rëndë.

Pesëdhjetë njerëz u evakuan nga shkallët e zjarrfikësve pasi rrezikoheshin nga flakët.

Prokurori i Parisit thotë se zjarri mund të ketë filluar qëllimisht, ndërsa policia ka ndaluar një të dyshuar.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se vendi "u zgjua me një tragjedi " dhe vlerësoi shërbimet e zjarrfikësve për guximin e tyre.

Rue Erlanger është një rrugë banimi pranë stadiumit në kryeqytetin francezë "Parc des Princes".

Ekipet e shpëtimit shpëtuan rreth 25 njerëz që ishin strehuar në çatinë e ndërtesës ose ishin ngjitur në dritare për të shpëtuar nga flakët.

Mbi 200 zjarrfikës dhe anëtarë të ekipeve të shpëtimit ndërhynë për të vënë nën kontroll flakët.

Zjarri filloi në katin e dytë dhe u përhap në të gjithë ndërtesën e viteve 70 në rrugën Erlanger pak pas orës 01:00, duke i detyruar disa banorë të hipin në çati për t'i shpëtuar flakëve dhe tymit.

Një dëshmitar okular në vendin e ngjarjes i tha Francës Télévision, "Alarmi i zjarrit u përhap në orën 00:30, pak pas mesnatës. Unë jetoj në katin e tetë, në katin e fundit, kështu që u përpoqa të kaloj nga ballkoni në ballkon për t'u larguar, njerëz të tjerë u ngjitën në katin e fundin ku do të arratisen nga flakët".

Zjarri u soll nën kontroll pas një operacioni pesë-orësh, por numri i të vdekurve mund të rritej ende, njoftoi një agjent i lajmeve AFP.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy