Një hajdut sot në mëngjes është futur në një shtëpi në Tiranë dhe ka vjedhur një portofoli të mbushur me para, por duke dalë nga dera ka rrëmbyer edhe çelësat e një makine “Mercedes Benz” që ishte parkuar në oborr, së cilën e ka marë dhe është larguar.
Ai quhet Amarildo Muka, 32-vjeç dhe është arritur të identifikohet në kohë nga policia, e cila e ka kapur në aksin Mamurras – Laç duke ngarë makinën e vjedhur. Në xhepat e tij kanë gjetur vetëm 200 euro, ndërkohë që ai kishte vjedhur në banesën e A. R., banues në Tiranë, 12 000 lekë, 600 euro dhe disa dokumenta.
Dosja e tij i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprat penale "Vjedhje" dhe "Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur.



