Jareci: Penalltia e Partizanit ndaj Skënderbeut nuk duhej akorduar, VAR u përdor jashtë protokollit

Jareci: Penalltia e Partizanit ndaj Skënderbeut nuk duhej akorduar, VAR u përdor jashtë protokollit

Disenjatori i arbitrave, Sokol Jareci, ka zbuluar se në ndeshjen mes Skënderbeut dhe Partizanit, ka pasur një ndërhyrje të VAR  jashtë protokollit, për të akorduar penalltinë e kryeqytetasve. Në lidhje me pretendimet e Skënderbeut për dy penallti ndaj Teutës, në emisionin “Skaner” në MCN TV, Jareci tha se në asnjë moment nuk ishte 11-metërsh.

“Në të dyja rastet kur ka pasur probleme teknike për VAR, i kanë ndodhur Skënderbeut, edhe në Laç edhe në Korçë ndaj Dinamos, por e theksoj se në Laç penalltia ishte e drejtë. Mund të konfirmoj që në ndeshjen Skënderbeu-Partizani, është ndërhyrë jashtë protokollit, për të parë rastin në VAR. Nuk kishim të bënim me penallti në atë ndeshje. Është ndërhyrë gabim në atë ndeshje dhe është akorduar penallti e gabuar.

Në Teuta-Skënderbeu, në rastin e parë është prekja e topit me dorë. Zguro ka qenë kur kemi folur për prekjet me dorë. Prekja me dorë në Teuta-Skënderbeu, nuk quhet penallti, me rregullin e ri. Lojtari i Teutës nuk bën as hapje të dorës asgjë, është në pozicion normal. U kontrollua nga VAR dhe u konfirmua se nuk ishte penallti. Pas kësaj, është rasti i dytë, i Elvi Berishës. Kontakti për arbitrin nuk u mor si penallti, por VAR i sugjeroi që ta rishikojë. Jorgji ka parë momentin për penalltinë. Në momentin që ai pa penalltinë, u diskutua që Berisha vjen nga pozicioni jashtë loje. Penalltia edhe sikur të jepej, do anulohej.

Javën që kaloi 3 penallti në një ndeshje. Kjo tregon se bëhet lojë sulmuese. VAR nuk mund të ndërhyjë gjithmonë.”, u shpreh Jareci.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy