Vrasje në tentativë dhe grup i strukturuar kriminal/ SPAK kërkon 25 vite burg për Gjergj Cukalin, ‘të fortin e Myslym Shyrit’

Vrasje në tentativë dhe grup i strukturuar kriminal/ SPAK kërkon 25 vite burg për Gjergj Cukalin, ‘të fortin e Myslym Shyrit’

SPAK ka kërkuar 25 vite burg për Gjergj Cukalin, i njohur si  i forti i “Myslym Shyrit”.

22 vite burg janë kërkuar për Blendi Deda, 21 vite për Paris Prengën dhe 22 vite për Flori Abazin.

Ndërkohë Prokuroria e Posaçme ka kërkuar për të penduarin e drejtësisë, Enver Jamakun 8 vite burg.

Këta persona akuzohen për një sërë veprash penale. Akuzohen për grup të strukturuar kriminal, vrasje të mbetur në tentativë, shkatërrim prone me eksploziv dhe armëmbajtje pa leje lidhur me dy episode, vendosjen e tritolit në automjetin e shtetasit Gjon Mena dhe vendosjen e tritolit në automjetin e shtetasit Artion Bylyku, ky i fundit kunat i të shumëkërkuarit Domart Konjari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy