Xhafaj: Trafiku? T’u kërkojmë llogari prokurorëve të korruptuar

Xhafaj: Trafiku? T’u kërkojmë llogari prokurorëve të korruptuar

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, apeloi indirekt politikën të mos bëjë bëjë politikë me krimin.

Sipas tij, lufta e organeve të ligjit vështirësohet nga politikanë të vënë në rolin butaforik të prokurorit dhe policit që çështjen e luftës kundër trafikut e shohin thjesht dhe vetëm si trafik karrigesh pushteti.

Deklaratat Xhafaj i bëri gjatë konferencës për luftën kundër trafiqeve njerëzore ku ishin të pranishëm Ambasadorët e BE dhe OSBE.

Xhafaj: I gjithë territori i republikës së Shqipërisë në nivel qëndror dhe lokal, në kryeqytet dhe rrethe apo zonat më të thella do të duhet të jetë në një kontroll edhe më të rreptë. Synojmë më shumë bashkërendim dhe kordinim midis gjithë agjencive qëndrore dhe lokale në funksion të objektivit madhor atë të sigurisë. Do vazhdojmë ta bëjmë këtë luftë me shumë përkushtim. Edhe pse një gjë e tillë nuk është e lehtë në kushtet e një trafiku të madh të fjalës pa fre, të retorikës boshe, akuzave për përbaltje, delirimit pa kufi, fjalime të tëra, deklarata publike, emisione dhe shkrime pa fund adresohen për trafikun dhe trafikantët, emrat e të cilëve janë bërë temë e ditës më shumë se çdo gjë tjetër.

Ndërkohë që do të duhej të flisnim të gjithë së bashku, të debatonim të gjithë së bashku para së gjithash për thelbin e problemit, mënyrën sesi do të përballemi me dukuri të gjitha të cilat janë çdo ditë e më shumë transnacionale, pa ngjyra dhe pa parti. Të flisnin shumë më pak disa nga politikanët tanë të vënë në rolin butaforik të prokurorit dhe policit që çështjen e luftës kundër trafikut e shohin thjesht dhe vetëm si trafik karrigesh pushteti për tu dhënë mundësinë që të veprojnë ata që e kanë më së shumti këtë përgjegjësi kushtetuese dhe ligjore, njerëzit e ligjit: gjyqtarët, prokurorët dhe policët e shtetit. Të gjithë flasim për trafikun dhe trafikantët, por harrojmë të ngremë zërin dhe harrojmë të kërkojmë llogari për njerëzit e drejtësisë, gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që në vite kanë ridënuar dhe rivrarë për t’iu shpëtuar burgin lloj-lloj trafikantëve që sot shëtisin lirshëm pasi kanë fituar imunitetin prej drejtësisë së korruptuar.

Mirënjohje të gjithë veprimtarëve të shoqërisë civile, gjyqtarëve dhe prokurorëve të ndershëm që kanë guxuar të bëjnë drejtësi përballë presioneve të trafikantëve dhe pandershmërisë së kolegëve të tyre të korruptuar, një mirënjohje të veçantë gjithë punonjësve të thjeshtë të policisë që përballen çdo ditë me trafikantët duke sakrifikuar jetën e tyre për të shpëtuar jetë të tjera njerëzore dhe për ti shërbyer drejtësisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy