Vietnam, kapen prezervativë të përdorur gati për t'u rihedhur në treg

Vietnam, kapen prezervativë të përdorur gati për t'u rihedhur në treg

Rimodelonin prezervativët e përdorur për t’i hedhur përsëri në treg dhe për t’i shitur si të reja. Zbulimi tronditës u bë nga policia në Vietnam, e cila kapi qindra mijëra prezervativë të përdorur, që thuhej se ishin zierë në ujë të valuar dhe ishin riformuar me një penis druri, për t’u rishitur si të rinj.

Mijëra njerëz janë të rrezikuar nga infeksioni. Lajmi u bë i ditur nga anglezja "The Independent". Më shumë se 360 ​​kilogramë kontraceptivë të dorës së dytë, ekuivalente me 345 000 prezervativë, u kapën në një depo pranë qytetit Ho Chi Minh, pas denoncimit të një banori.

Pamjet e transmetuara nga agjencia shtetërore, Vietnam Television (VTV), tregonin dhjetëra çanta të mëdha që përmbanin prezervativë të përdorur, të shpërndarë nëpër dyshemenë e ndërtesës në Binh Duong.

Personi që kishte marrë magazinën me qira, tha se ai kishte marrë “një numër të papërcaktuar mujor të kondomëve të përdorur nga një person i panjohur”, raporton e përditshmja shtetërore.

Një grua u arrestua gjatë operacionit të policisë vietnameze, dhe më pas ajo i zbuloi asaj se prezervativët e përdorur fillimisht ziheshin në ujë, pastaj thaheshin dhe riformësoheshin në një penis prej druri, përpara se të ripaketoheshin dhe shiteshin.

Gruaja e ndaluar tha se ajo paguhej me 0.17 dollarë (13 cent) për çdo kilogram prezervativë të ricikluar që prodhonte.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy