Europa përgëzon Biden për fitoren: Le të punojmë së bashku

Europa përgëzon Biden për fitoren: Le të punojmë së bashku

Unë i përgëzoj ngrohtësisht Joe Biden dhe Kamala Harris për fitoren e tyre në zgjedhjet presidenciale të SHBA, BE dhe SHBA janë miq dhe aleatë, qytetarët tanë ndajnë lidhjet më të thella. Mezi pres të punoj me Presidentin e zgjedhur Biden”. Me këtë mesazh presidentja e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen, ka përgëzuar presidentin e ri amerikan.

Edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, uroi Joe Biden për zgjedhjen e tij si president i Shteteve të Bashkuara. "Le të punojmë së bashku", shkroi ai në një Tuiter. Edhe Angela Merkel uroi Joe Biden dhe Kamala Harris.

"Unë jam e kënaqur me bashkëpunimin e ardhshëm me Presidentin Biden - thotë Merkel. - Miqësia jonë transatlantike është e pazëvendësueshme nëse duam të kapërcejmë sfidat e mëdha të kësaj kohe".

 “SHBA është aleati ynë më i rëndësishëm dhe unë pres që të punojmë ngushtë së bashku në përparësitë tona të përbashkëta nga ndryshimi i klimës te tregtia dhe siguria”, shkroi kryeministri britanik, Boris Johnson, në Tuiter.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy