Vizatimet e 5-vjeçares çojnë në burg njeriun e besuar të familjes (FOTO)

Vizatimet e 5-vjeçares çojnë në burg njeriun e besuar të familjes (FOTO)

Ndryshimi i sjelljes së vogëlushes së tyre 5-vjeçare i ka detyruar prindërit të nisin përpjekjet për të zbuluar se çfarë i kishte ndodhur. Pas refuzimit të vajzës për të ndjekur kursin e gjuhës së huaj në kishë, prindërit i kanë kërkuar ndihmë fillimisht një psikologeje, por më pas, vizatimet e vogëlushes në dhomën e saj kanë zbardhur tërësisht atë që kishte ndodhur. Prifti i kishës ku ajo merrte mësime të gjuhës së huaj kishte abuzuar seksualisht me të.

João da Silva, një prift 54-vjeçar, në Montes Claros, Brazil, u arrestua pas hetimit të policisë.

Gjithçka nisi kur prindërit vunë re te vajza e vogël se kundërshtonte të shkonte në kursin e kishës dhe mundohej të shamngte çdo lloj kontakti me meshkujt.

Pas zbulimit të asaj që kishte ndodhur, ka qenë fillimisht babai i vajzës, i cili është përballur me priftin. Ky i fundit e ka pranuar se kishte abuzuar me vogëlushen dhe tani është në pritje të vendimit të drejtësisë për akuzën “abuzim seksual me minorenë”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy