“Nuk ke punuar një ditë”, “Sa pagove për mandatin”/ Braçe dhe Shehaj përplasen te Komisioni i Ekonomisë (VIDEO)

“Nuk ke punuar një ditë”, “Sa pagove për mandatin”/ Braçe dhe Shehaj përplasen te Komisioni i Ekonomisë (VIDEO)

Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë është shoqëruar me debate mes kryetarit Erion Braçe dhe deputetit demokrat, Agron Shehaj. Deputeti i Vlorës e humbi qetësinë në momentin që kryetari Braçe tha se punonjësit e call centerave, një prej të cilëve është në pronësi të Shehajt, trajtohen në mënyrë skllavëruese. Kjo solli edhe largimin e Shehajt nga mbledhja.

Braçe: Kur merresh me xhaketën time, meqë po e kërkon është kjo. Tregojua xhaketën tënde të gjithëve.

Shehaj: Ju i quajtët skllevër bashkëpunëtorët e mi. Ti që nuk ke punuar një ditë.

Braçe: Kam punuar si kalë. Ata janë skllevër me atë rrogë që u paguan ti.

Ahmetaj: Pyete për mandatin. Ka lënë brinjët për të.

Braçe:  E ka të shtrenjtë mandatin. Edhe kjo fushata nëpër rrugët e Tiranës është lënie brinjësh lart e poshtë.

Ahmetaj: Është edhe në konflikt me ligjin, po nuk e kupton. Nuk mund të jetë edhe administrator, edhe deputet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy