Interpelanca/ Zhupa: Strategjia jonë e arsimit i përgjigjet shteteve të tjera! Kushi: Po krijojmë ura të reja bashkëpunimi

Interpelanca/ Zhupa: Strategjia jonë e arsimit i përgjigjet shteteve të tjera! Kushi: Po krijojmë ura të reja bashkëpunimi

Seanca e sotme plenare startoi me interpelancën e kërkuar nga deputetja e Partisë Demorkatike Ina Zhupa me ministren e Arsimit, Evis Kushi.

Zhupa tha se strategjia e arsimit në Shqipëri duket se është bërë për t’ju përgjigjur vendeve të tjera.

 Dje pashë që diplomat trajtoheshin si bileta avioni. Këtu ka munguar një studim i tregut të punës, një studim se për çfarë ka nevojë Shqipëria. Strategjia jonë i përgjigjet shteteve të tjera dhe jo nevojave që ka shteti ynë. Ka regjistrime më të ulta në degët për bujqësinë. Duhet t’i kishit orientuar që të shkonit në këtë drejtim.

Ndërkohë ministrja Kushi tha se po punohet intensivisht për "Paktin për Universitetin” pavarsisht tërmetit, pandemisë dhe luftës dhe tha që e kanë pasqyruar vazhdimisht.

Pavarsisht sfidave ne po punojmë intensisvisht për pikat në Paktinpër Universitetin dhe e kemi pasqyruar atë. Një nga angazhimet tona kryesore lidhet me bursat dhe përjashtimin e studentëve nga tarifave. Studentët ekselentë dhe studentët që vijnë nga familjet me vështirësi ekonomike i kemi përjashtuar nga tarifat. Sot kemi 11 200 studentë që përfitojnë bursa, sot kemi 1 miliard e 50 milionë lekë buxhet për arsimin. Po punojmë për Fondin e Ekselencës. Duke patur prioritet politikën që të rinjtë të studiojnë në vend.

Punësimi i ekselentëve. Janë bërë 3 thirrje. Në dy thirrjet e para janë punësuar 602 ekselentë, ndërkohë që 372 janë punësuar në shërbimin civil me afat të pacaktuar. Ndërkohë nga thirrja e tyre janë punësuar 92 studentë. Promovimit dhe punësimit i kemi shtuar dhe nismën “Gati për Shqipërinë”. Po krijojmë ura të reja bashkëpunimi mes administratës dhe studentëve.

Sondazhi kombëtar i studentëve. Një herë në tre vite organizohet një sondazh për të marrë  vlerësimet e studentëve për mënyrës si e shohin përvojën universetare, kjo i vlen shumë hallkave.

 

Zhupa tha gjithashtu se karta e studentit nuk përfshin asgjë thelbësore për studentët.

Karta e studentit do ishte një dokumet unik i prodhuar nga Ministria e Arsimi. Karta nuk ofron asgjë thelbësore. Prodhohet nga Bashkia e Tiranës, përfshihen bluzat e Noyzit, kufje nëpër dyqane. Nuk janë afruar me kartat evropiane të studentit.

Për dege të mësuesisë kenivendosur mesataren 7 dhe keni përfshirë gjeografinë, historinë, gjuhët e huaja, po bëni diskriminin. Jo të gjithë duan të bëhen mësues. U-trasparenca jep disa shumë parash dhe nuk publikon vendimet e zbardha, tenderat, kontrata, që të kuptojnë si i kanë zgjedhur këto.

Pa sens të ulësh nga 20% në 2007 në 10 % përfaqësimine studentëve dhe e shisni si sukses.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy