Dhunoi kryebashkiakun e Selenicës pas konfliktit për linjën e transportit, arrestohet biznesmeni

Dhunoi kryebashkiakun e Selenicës pas konfliktit për linjën e transportit, arrestohet biznesmeni

Një 57-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi akuzohet se ka goditur kryetarin e Bashkisë së Selenicës, Pëllumb Binaj.

Specialistët për Hetmin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë shtetasin Pellat Bonaj, 57 vjeç, banues në lagjen “Lirim”, Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës shtetasin Pellumb Binaj, 66 vjeç, me detyrë Kryetar në Bashkinë Selenicë.

MCN mëson se debati ka ndodhur për linjën e furgonave Vlorë- Sevaster. Ata janë takuar në Vlorë pasi bashkia e Selenicës i ka dhënë të drejtën e ushtrimit të aktivitetit një subjekti tjetër jo subjektit që ishte në administrim nga Pellat Bonaj.

Fillimisht ata janë takuar të sqarojnë ngjarjen teksa Bonaj ka kërkuar llogari për dhënien e lejes, më pas është irrituar dhe e ka goditur në debat e sipër.

Mësohet se kishte fjalë të mëparshme mes palëve që linja e Sevasterit do ti jepej Bonajt, kjo është arsyeja përse ka agravuar debati.

Lidhur me ngjarjen, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy