Të ftuarit në emisionin ‘Zgjohu me MCN’ kanë komentuar nëlidhje me marrëdhëniet me ish-partnerët tanë, nëse do duhet të kishin më pas kontakte dhe komunikim mes tyre.
Ish-deputeti Kujtim Gjuzi dhe trajneri i fitnesit Remil Peqini ishin totalisht kundër shoqërisë pas ndarjes sepse sipas tyre aty ku ka mbaruar dashuria nuk ka pse të ketë kontakte dhe shoqëri.
Ndërsa për estetisten Arta Hysi dhe artisten Linda Kalemi të ruash një marrëdhënie me ish partnerin pas ndarjes nuk ka asnjë problem për aq kohë sa rrugët e tyre janë ndarë dhe secili ka krijuar jetën e tij të re.
Dorina Kallaverja personazh në Tiktok është shprehur se ajo ruan marrëdhënie të mira me ish partnerin e saj vetëm për shkak të fëmijës sepse është urë lidhëse në të kundërt nuk ka pse të kesh shoqëri me një person me të cilin gjithçka ka mbaruar.
Kujtim Gjuzi/ ish-deputet:
E para që mund të them siç e kam thënë në disa raste kur vdes një dashuri ajo duhet të konsiderohet e vdekur, nëse ajo dashuri nuk ka vdekur atëherë mundet që të dyja palët të rikthehen. Ka dhe çifte që ne njohim dhe i janë rikthyer kësaj, por ne jetojmë në Tiranë.
Procesi gjyqësor fillon te e drejta romake e cila është e drejta juaj deri në infinit por pa u cenuar. Familja fillon te bleta, secili mbi shpatullat e veta mban kokën e vetë idiote dhe unë nuk do harxhoj kohën me idiotësira. Pas ndarjes për mua ka mbaruar gjithçka.
Kujdesja për fëmijët vijon dhe tani, por zonja pas ndarjes ka zgjedhur jetën e saj. Nuk e mbaj dot marrëdhënien me ish gruan sepse krijohet respekti dhe dashuria për partneren e re që ke në krah.
Remil Peqini/ Trajner fitnesi:
Unë vetë jam shumë radikal te kjo pjesë jam i prerë me thikë për jo sepse kur ke kaluar kohë të bukura me atë njeri dhe je ndarë duhet të themi se ke shkuar në një moment që s’ke pëlqyer më gjërat tek ajo dhe fundi i marrëdhënies ka ardhur jo dhe aq mirë, prandaj nuk jam fare as për përshëndetje.
Ka dhe marrëdhënie që kanë filluar vetëm për aktin fizik dhe pikërisht këto janë marrëdhëniet që mund të kesh takime, kontakte me ish-in, por aty ku ka pasur dashuri nuk mund të ketë më pas shoqëri. Nëse e mban shoqëri kthehet në toksike.
Arta Hysi, estetiste:
Nuk ishte se ajo u fut në marrëdhënien time me burrin, ne ishim të ndarë dhe kur ajo erdhi ishte shumë më vonë, u lidh me fëmijët e mi dhe isha e detyruar të kisha një marrëdhënie.
Fillimisht nuk kisha kontakte me bashkëshortin sepse nuk po ndaheshim dot për hir të fëmijëve, fillimi ishte pak i tendosur, kur ai u fejua sërish atëherë pati një lehtësim në marrëdhënien tonë.
Fëmijët e pranuar partneren e re të babait të tyre dhe unë kam pasur marrëdhënie shumë të mira me atë më pas.
Linda Kalemi/ Artiste
Duhet respektuar mentaliteti i çdokujt, dhe respekti për ish partnerin patjetër që duhet të jetë sepse unë dhe e doja atë dhe e ndihmova atë. Kontaktet me ish partnerin është normale në të gjithë botën përveçse tek ne nuk ndodh kjo, madje dhe i gjykojmë. Në një marrëdhënie merr dhe jep dhe është diçka më e fortë se sa seksi. Një person që e ke dashur nëse mbaron ndjenja, nuk do të thotë se mbaron respekti. Nëna, babai duhet të jetë vazhdimisht prezentë në jetën e fëmijëve dhe kur ata nuk janë bashkë.
Dorina Kallaverja/ Personazh tik-tok:
Me babain e Adorës ruaj një kontakt mjaft të mirë, fillimisht kemi pasur disa gricje të vogla por tani kemi një raport të mirë për hir të vajzës dhe për hir të viteve që kemi pasur bashkë. Kur mbaron një marrëdhënie s’ka pse të bëhemi armiq, nëse ka një fëmijë në mes lërë anësh gjithçka tjetër. Në momentin që vjen në jetë një person i dytë ai të pranon ashtu siç je me të mirat dhe të këqijat që ke. Madje partneri im Flori më shtyn që ta çoj vajzën në takime me të atin e saj, por nëse nuk ka një fëmijë në mes nuk besoj se do kisha interes për të pasur një marrëdhënie me ish-partnerin. Do ishte e kotë ta takoja kur nuk ka asnjë urë lidhëse. Nëse dashuria ka mbaruar pse duhet të takohesh duke ngrënë dreka e të pish kafe me të.



