Kikia: Realizimi i një qeverie teknike për zgjedhje të parakohshme kërkon krizë politike (VIDEO)

Kikia: Realizimi i një qeverie teknike për zgjedhje të parakohshme kërkon krizë politike (VIDEO)

Analisti Mentor Kikia, në një lidhje Skype me MCN Live, komentoi zhvillimet e sotme brenda dhe jashtë parlamentit lidhur me imunitetin e deputetit Balluku dhe protestën e opozitës. Sipas Kikias, ajo që ndodhi sot përbën përmbylljen e vendimeve të mëparshme.

Vendimi ishte marrë më herët dhe u zyrtarizua para tre ditësh në grupin parlamentar, ku edhe Kryeministri Rama i vuri vulën, duke përmbyllur debatin mbi imunitetin e Ballukut. 

 

PD, si zakonisht, reagoi me zhurmë dhe debat, si brenda, ashtu edhe jashtë parlamentit. Protesta përkoi me seancën ku votohej mosmiratimi i kërkesës së prokurorisë për Ballukun. Nuk pati incidente, pasi zakonisht ato ndodhin në mbrëmje ose natë.

Ai shtoi se mungesa e disa deputetëve të PS mund të ketë qenë thjesht për arsye fizike, përveç rastit të Spiropalit, që lidhet me përplasje me Ramën pas shkarkimit si ministre e Jashtme.

 

Kikia theksoi gjithashtu kufizimet e opozitës në situatën aktuale duke theksuar se një maxhorancë e fuqishme nuk mund të negociohet lehtë dhe se presioni qytetar mbetet një nga mënyrat e pakta për të nxitur ndryshime

Nëse kërkon të gjesh probleme te opozita, janë pafund. Por kur pranon se me pushtetin aktual nuk ke shumë mundësi të veprosh, duhet të mendohet për zgjidhje politike. 

 

Zgjedhjet treguan se nuk zgjidhin gjithçka, prandaj realizimi i një qeverie teknike për përgatitjen e vendit për zgjedhje të parakohshme kërkon një shkallë presioni politik, që mund të vijë nga protestat ose një krizë politike që kërkon zgjidhje më pas. 

 

Ulja e mandatit dhe procesi drejt një qeverie tranzitore kërkon presion, qoftë nga numri i madh i njerëzve, qoftë përmes shkaktimit të një krize politike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy