Shkatërruan stolat e stadiumit pas ndeshjes Partizani-Tirana, dy të arrestuar/ Emrat

Shkatërruan stolat e stadiumit pas ndeshjes Partizani-Tirana, dy të arrestuar/ Emrat

Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Elbasanit si të dyshuar për shkatërrimin e një pjese të stolave të stadiumit “Elbasan Arena”, pas ndeshjes Partizani-Tirana.

Uniformat blu të Elbasanit, në vijim të veprimeve hetimore për situatën e krijuar pas ndeshjes Partizani-Tirana, të zhvilluar mbrëmjen e së shtunës, në stadiumin “Elbasan Arena”, bënë identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të Erald Vata, 29 vjeç banues në Laprakë dhe Eraldo Dushku, 21 vjeç, banues në Yzberisht, Tiranë.

Dy të rinjtë akuzohen se në bashkëpunim edhe me shtetas të tjerë që ishin futur në stadiumin “Elbasan Arena”, sipas rregullave, për të parë ndeshjen e futbollit, në përfundim të ndeshjes, kanë shkatërruar një pjesë të stolave të stadiumit dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Aktualisht vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në shkatërrimin e stolave të stadiumit dhe që nuk iu bindën urdhrave të punonjësve të Policisë.

Lidhur me këtë ngjarje, materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Ndërkohë Policia e Shtetit apelon për të gjithë tifozët dhe drejtuesit e skuadrave të futbollit, që të marrin masa për parandalimin e akteve të dhunës ndaj pronës dhe të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është e vendosur për të çuar para ligjit të gjithë ata që kryejnë veprime në kundërshtim me ligjin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy