"Gruevski"/ Ministria e Jashtme maqedonase, notë proteste Hungarisë

"Gruevski"/ Ministria e Jashtme maqedonase, notë proteste Hungarisë

Ministria për Punë të Jashtme njofton se ka thirrur ambasadorin hungarez, Laslo Duks, në lidhje situatën e ditëve të fundit për çështjen “Gruevski”.

Qëllimi i takimit ka qenë dorëzimi i një note proteste të Maqedonisë drejtuar shtetit të Hungarisë, në lidhje me kërkesën e azilit të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i dënuar me dy vite burg, nën hetimet e rastit “Tanku”.

Gjatë takimit në Shkup midis ambasadorit të Hungarisë në Maqedoni Laslo Duks dhe sekretarit shtetëror në Ministri Viktor Dimovski, ky i fundit është shprehur optimist se Hungaria për këtë rast do të veprojë në frymën e marrëdhënieve të mira bilaterale si dhe vlerave evropiane.

Në këtë kontekst, pritet që Hungaria të hedh poshtë kërkesën për azil të Nikolla Gruevskit, njiherit dorëzimin e tij te organet e Maqedonisë.

Ish kryeministri maqedonas është dënuar në vendin e tij me 2 vite burg për shpërdorim detyre, ndërsa është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ministria e Brendshme maqedonase firmosi urdhër arrestin për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, pasi ky i fundit nuk ishte në shtëpi.

Ndërkohë, Koalicioni Demokrat në Hungari sot në ndërtesën e Parlamentit në Budapest ka vendosur parullë me fotografinë e Gruevskit ku shkruhet “Gruevski emigranti VIP i Orbanit”, ndërsa fotografia është shpërndarë edhe në rrjetet sociale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy