Ligji për frenimin e largimit të mjekëve, Kalemaj: Është antikushtetues. Qeveria adreson efektin dhe jo shkaqet

Ligji për frenimin e largimit të mjekëve, Kalemaj: Është antikushtetues. Qeveria adreson efektin dhe jo shkaqet

Politologu Ilir Kalemaj deklaroi në studion e “MCN Live” se ligji për frenimin e largimit e mjekëve është antikushtetues. Duke vijuar më tej me logjikën e tij, Kalemaj qeveria po adreson efektin dhe jo shkaqet duke shtuar se ka prishur dhe tregun me vendimet që ka marrë ndër vite. "Në fund të vitit akademik kryeministri kalon një ligj që është vetëm ‘shkop dhe jo karrotë’. Pra thotë që meqë kemi një emigrim masiv të mjekëve dhe kemi vetëm një mjek për 1 mijë banorë që është shifra më e ulët në Europë atëherë do i ndaloj këta mjekë të ikin. Kjo është antiligjore dhe antikushtetuese, pasi nuk mund t'i vendosësh gjobë pasi studenti ka përfunduar. Këta adresojnë efektin dhe jo shkaqet. Nuk po ikin ata që mbarojnë 6 vjeçarin dhe po ikin në Gjermani se ashtu s’të merr Gjermania, ata marrin specializantët, ka kaq vite që nuk janë liberalizuar specializantët. Për vite specializantët mbeten të bllokuar dhe për një farë kohë janë dhanë në mënyrë preferenciale, kanë prishur tregun".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy