
Ndonëse në muajin qershor eksportet shënuan rritje, sipas të dhënave zyrtare shifrat e tyre janë më të larta në vlerë monetare, por më të vogla në sasi. Kjo sipas ekspertëve të ekonomisë është shkaktuar nga rritja e çmimeve dhe sektori që e vuan më shumë këtë situatë është ai i fasonëve.



