
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka bërë me dije se procesi i numërimit të votave për kandidatët është drejt përfundimit.
Komisioneri nga ana tjetër, ka apeluar sërish për përmbylljen sa më të shpejtë të procesit.
“Komisionerët dhe numëruesit të vazhdojnë numërimin pa ndërprerje deri në QV-në e fundit. Të mos vonojnë hedhjen e të dhënave në sistemin elektronik të KQZ-së”, shkruan Celibashi.
Numërimi vijon në nëntë KZAZ në qarqet e Tiranës, Durrësit, Lezhës dhe Elbasanit. Në qarqet e tjera ndërkaq, janë përcaktuar edhe deputetët, të cilët do të përbëjnë Kuvendin e Shqipërisë në katër vitet e ardhshme.
Projeksioni i plotë i 140 deputetëve, pritet të zbardhet së shpejti.



