Gazetari Erion Skëndaj, për tejkalimin e afateve në ndërtimin e Unazës së Madhe dhe argumentit të kryebashkiakut të Tiranës, se zvarritjet lidhen me shpronësimet dhe përplasjen politike në segmentin e Astirit, mohon që të jetë e vërtetë një qëndrim i tillë.
Nga studio e lajmeve të MCN Tv, ai deklaroi se mjafton që kryebashkiaku të kthehet pas në kohë dhe i kujtoi vitin 2016, ku ka bërë një intervistë me ish-drejtorin e ARRSH Dashamir Xhika, i cili argumentonte se problemi kryesor ishte mungesa e financave.
Ky argument është se kostoja e këtij objekti nëse do ishte përfunduar sipas projektit fillestar kushton 400 milionë dollarë
Janë bërë 10 kilometra, nuk është bërë gjysma e projektit, janë 4.6 kilometër pa mbaruar, rruga ku ndodhi dhe aksidenti i dhimbshëm me 3 të rinj, është jashtë çdo standardi të autostradës.
Është rrugë e papërfunduar dhe nga 2.7 kilometër nga xhamia e Farkës në Shkozë, mund të quhet gjysmë e përfunduar se ka probleme.
Të mbaruar sipas projekteve të devijuara kemi diku te 10 kilometër, 4.6 kilometra janë të bëra pa standard nga kompania “Gener 2”, nuk di nëse kompania i ka marrë ndonjëherë lekët 19.2 milionë euro.
Deri më sot zona e Paskuqanit është e paprekur, aje ka probleme të mëdha, vetë ministrja e ka pranuar se ka 618 ndërtime që preken. Procesi i shpronësimeve i papërfunduar.
Ajo që më shqetësojnë janë malet me inerte, pyetja është çfarë po ndodh në Paskuqan, ç’janë ato male me inerte?
Banorët thonë se gjithë inertet e Tiranës që bëhen nga kompanitë e ndërtimit, është gjetur Paskuqani si streha e tyre.
Mali i inerteve vijnë nga çdo cep i Tiranës dhe do të çohen të gjitha në Paskuqan. Ministrja thotë se nuk ka devijim.
Por ka dy harta, në hartën e re pjesa ku zgjatohet rruga e Unazës nga sheshi “Shqiponja” drejt Paskuqanit, aty krijohet një ishull, por ai ishull nuk ka qenë.
Rruga ndiqte lumin sipas projektit të vjetër, ndërkohë me projektin e ri kalon mbas shkollës dhe prek dhjetëra objekte.
Skëndaj shtoi se banorët kanë ato pretendime që kanë patur, pasi nuk dinë sa do shpronësohet toka që ata kanë blerë, se ka qenë zonë bujqësore dhe pse sipas tij Paskuqani është kthyer mirëfilli në qytet.
Sikundër dhe te Kodra e Priftit që do shpronësohen me 5-6 mijë lekë metri katrorë, si tokë bujqësore. Ende nuk e kanë të qartë se si do bëhet shpronësimi.
Ta shembin shtëpinë ta bëjnë rrafsh dhe pale të marrësh shpërblimet.
Në kodrën e Priftit është bërë një devijim që duket ashiqare, se toka e lënë është fushë e gjelbër, nuk gjen fushë të gjelbër në atë zonë, se do ishte zënë pëllëmbë për pëllëmbë me ndërtesa, banorët kanë projektin e Adil Çarçanit se ajo tokë do ishte pjesa ku do kalonte Unaza e Madhe.
Banorët u spostuan më në gropë, ndërtuan ato shtëpi me sakrifica të mëdha, por në toka të blera. Vjen një manjat ndërtimi dhe thotë se gjurma nuk do kalojë në atë projekt, por do prekë shtëpitë e tyre.
Rruga do rritet me 20 metër lartësi, se është si gropë, rriten artificialisht kostot, ndërkohë që do ketë 400 metra urë.
Sipas banorëve, se ARRSH është e ngurtë për të dhënë shpjegime, banorët thonë se 1 kilometër do shkojnë mbi 25 milionë euro, për shkak të punimeve që janë vepra arti.
Te projekti te loti i 7, ka familje që po rezistojnë. Projekti i vjetër sipas tyre kalonte përgjatë bregut të lumit, dhe nuk prekte objekte, shtëpi, por duke lënë shkollën dhe disa objekte si ishull, shtohen kostot.
Kush mban përgjegjësi për objektet që shpronësohen, kush mban përgjegjësi për hedhjen e inerteve, siç thuhet për hatër të zhvillimit. Sot në çdo cep të Shqipërisë prona është në rrezik.



