Shefja e diplomacisë gjermane Annalena Baerbock, tha gjatë një vizite të befasishme në Kiev se Ukrainës i nevojitet urgjentisht më shumë mbrojtje ajrore përballë bombardimeve ruse në rajonin e Kharkiv në verilindje të vendit.
"Situata në Ukrainë është përkeqësuar në mënyrë dramatike me sulmet masive ajrore ruse në infrastrukturën civile dhe ofensivën brutale ruse në rajonin e Kharkiv ", tha Baerbock këtë të martë pasi mbërriti me tren në kryeqytetin ukrainas.
Për të mbrojtur Ukrainën nga raketat dhe dronët rusë , vendi ka nevojë urgjente për më shumë mbrojtje ajrore.
Kjo është vizita e tetë e Baerbock në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt 2022.



