
Këngëtari Drake ka reaguar për herë të parë pas incidentit të regjistruar në festivalin e Astroworld ku vdiqën 8 persona.
"Kam kaluar ditët e fundit duke u përpjekur të kuptojë tragjedinë shkatërruese. Unë e urrej t'i drejtohem kësaj platforme për të shprehur një emocion aq delikat sa pikëllimi, por këtu e gjej veten." ka shkruar në Instagram Drake.
"Zemra ime është e thyer për familjet dhe miqtë e atyre që humbën jetën dhe për këdo që po vuan. Unë do të vazhdoj të lutem për të gjithë ata dhe do të jem në shërbim në çdo mënyrë që mundem. Zoti qoftë me ju të gjithë ."
Drake kishte performuar në festival të premten, ku morën pjesë mbi 50,000 fansa.
Travis Scott, themeluesi i festivalit muzikor, tha të hënën se do të mbulojë të gjitha shpenzimet e funeralit për tetë viktimat.
Ndërkohë organizatorët e Astroworld do të ofrojnë një rimbursim të plotë për të gjithë fansat -- si ata që morën pjesë të Premten dhe ata që mbanin bileta për koncertet e anuluara të së shtunës.
Disa persona të plagosur në ngjarje janë ende në spital, duke përfshirë një djalë 9-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në koma.



