Takimi me Xhaçkën, Blinken: Diskutuam për prioritetet e përbashkëta

Takimi me Xhaçkën, Blinken: Diskutuam për prioritetet e përbashkëta

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, jep një mesazh pas takimit të mbajtur me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka.

Ka qenë vetë Blinken ai që ka ndarë një mesazh në Twitter, duke informuar lidhur me takimin.

I gëzuar që takova miken time Olta Xhaçka dhe që festojmë një dialog strategjik të suksesshëm SHBA-Shqipëri.

Ne diskutuam për prioritetet e përbashkëta në reformën demokratike, mbrojtjen, duke përfshirë mbrojtjen kibernetike, ndryshimet klimatike dhe tregtinë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë krah për krah me Shqipërinë, një aleate prej kohësh.

Në Departamentin Amerikan të Shtetit u mbajt, takimi më i rëndësishëm i marrëdhënies politike mes dy vendeve: dialogu i partneritetit strategjik SHBA- Shqipëri. Në dialog morën pjesë përfaqësues nga 6 ministri si dhe  nga Departamenti i Shtetit, Departamenti i Mbrojtejs, ai i Tregtisë, Korporata Financiare për Zhvillimin Ndërkombëtar, si dhe agjenci të tjera qeveritare ku u diskutuan rrugë për të thelluar bashkëpunimin strategjik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy