Xhixho: E paarsyeshme mbajtja e Metës në izolim ekstrem, standard i dyfishtë nga gjykatat krahasuar me rastin Veliaj (VIDEO)

Xhixho: E paarsyeshme mbajtja e Metës në izolim ekstrem, standard i dyfishtë nga gjykatat krahasuar me rastin Veliaj (VIDEO)

Erisa Xhixho ka deklaruar se deputetët e Partisë së Lirisë i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për respektimin e afateve dhe zbardhjen e vendimit për çështjen që lidhet me Ilir Metën, duke e cilësuar situatën si të pajustifikueshme dhe të mbajtur në vonesë procedurale.

 

Në MCN Live Xhixho thekson se, sipas saj, çështja e trajtimit të masës ndaj Metës ka pasur vonesa dhe se izolimi i tij nuk justifikohet pas përfundimit të hetimeve. 

 

Më tej, ajo shton se mbajtja e tij në izolim, sipas saj, nuk ka bazë të mjaftueshme ligjore, ndërsa e konsideron vendimin si politik dhe të kontestueshëm

 

 

Së pari, të sqarojmë disa momente të çështjes: ka pasur vonesa në trajtimin e ankimimit që është bërë nga Meta për masën e arrestit me burg. Në momentin që kanë përfunduar hetimet, është e paarsyeshme që Meta të mbahet ende në izolim ekstrem, kur ai nuk mund të prishë asnjë provë apo të intimidojë dëshmitarët. Ky izolim ekstrem ndaj tij konsiderohet një vendim politik.

 

Vendimi për masën e sigurisë është absurd dhe ka habitur juristë dhe qytetarë, pasi nuk është marrë parasysh pretendimi për “rrëmbim kriminal” të Metës, për të cilin ekzistojnë edhe dy raporte të Avokatit të Popullit. Nuk ka pasur anëtarë të BKH-së dhe operacionalja e ka marrë Metën me forcë, duke mos respektuar të drejtat kushtetuese, kjo përbën shkelje të të drejtave të njeriut dhe të konventave ndërkombëtare.

 

Gjykata Kushtetuese nuk e mori fare në shqyrtim çështjen, megjithëse është organi më i lartë kushtetues që garanton të drejtat e qytetarëve. Sa i përket masave ndaj zotit Meta, Gjykata Kushtetuese është bazuar në informacione nga një vëzhgues i jashtëm për rrezikshmërinë e tij, edhe pse gjykatat duhet të bazohen në fakte dhe prova, jo në perceptime.

 

Më tej ajo solli një analogji me rastin Veliaj dhe Karçanaj për të cilët tha se trajtimi me ta është me dy standarde.

 

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendime të tjera sa i përket Veliajt dhe Metës, duke e rikthyer çështjen për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë me rekomandime, gjë që tregon standarde të ndryshme të trajtimit. Meta ka kërkuar që gjykimi të transmetohet live dhe ka shprehur gatishmëri për transparencë të plotë me publikun. 

 

Veliaj trajtohet ndryshe nga Meta për shkak të dallimeve politike. Një rast tjetër është Karçanaj, ku Gjykata e Lartë ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest shtëpie në detyrim paraqitjeje, pavarësisht akuzave për grup të strukturuar kriminal. Ndërkohë për Metën, masa nuk është zbutur edhe pse disa akuza janë rrëzuar gjatë seancave. Grupi i strukturuar kriminal konsiderohet vepra më e rëndë penale për drejtuesit dhe organizatorët. 

 

Pra Meta po mbahet në izolim ekstrem për shkak të qëndrimeve të tij politike dhe jo për arsye ligjore. Ajo që ne kërkojnë është zbardhja sa më të shpejtë të vendimit të 8 prillit sepse do të vijojnë apelimin në Strasburg, duke besuar në fitore atje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy