
Franca bëhet vendi i radhës që mbyll hapësirën e saj ajrore për fluturimet ruse.
“Franca vendos që të mbyllë hapësirën e saj ajrore për të gjithë avionët dhe linjat ajrore ruse nga kjo mbrëmje”, tha ministri i Transportit, Jean-Baptiste Djebbari.
Më herët një veprim i tillë u bë edhe nga Italia, e cila premtoi dërgimin e municioneve dhe ushtrisë në kufi.
Edhe Austria mbylli hapësirën ajrore për fluturimet ruse. Gjatë paradites së të dielës, ishte Belgjika ajo që vendosi mbylljen e hapësirës ajrore për kompanitë ruse.
Një fakt i tillë u komunikua nga Kryeministri Alexander De Croo.
Irlanda konfirmoi gjithashtu një vendim të tillë, ku vendimi u bë me dije nga ministri i Jashtëm, Simon Coveney, i cili paralajmëroi sanksione të reja për Moskën.



