
Pak minuta më parë presidenti rus Vladimir Putin tha se operacioni special në Ukrainë ishte hapi i duhur.
Operacioni special në Ukrainë ishte hapi i duhur, nuk kishte zgjidhje tjetër, objektivat do të arrihen.
Putin tha se rritja e neo-nazizmit u ushqye veçanërisht në Kiev, dhe për këtë një përplasje me Moskën ishte e pashmangshme, pyetja ishte se sa kohë do të duhej që të ndodhte.
Sipas kreut të Kremlinit, Ukraina ka filluar të transformohet në një entitet anti-rus.
Rusia nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të ndërhynte në Ukrainë pasi një konfrontim ushtarak me Kievin ishte vetëm çështje kohe.
Kështu deklaroi presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë një vizite në kozmodromin Vostochny së bashku me presidentin bjellorus, Aleksandër Lukashenko. Putin tha se nuk ishte më e mundur të tolerohej gjenocidi kundër popullsisë ruse në Donbass.



