
Kriza e naftës e gjetur qeverinë tërësisht të papërgatitur. Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Arlin Qori nga Organizata Politike tha se në këtë situatë, sektori i hidrokarbureve gjendet edhe për shkak të abuzimit dhe shmangies së taksave.
Krizat dhe luftërat janë parajsa e spekulantëve. Kështu që më duket e pabesueshme që në Shqipëri të kemi engjëj që nuk përfitojnë nga kjo situatë në kurriz të shqiptarëve. Unë jam dakord që të ulen disa taksa. Por fillimisht duhet të pyesim sa është norma e fitimit të tregtarëve të naftës. Mos duheshin taksuar më shumë fitimet e këtyre. Ç’u bë me rafinerinë e Ballshit? Pse nuk kemi kapacitetin të përpunojmë naftën e prodhuar në vend. Ku janë politikat publike për burime alternative. Ne jemi sot në kushtet kur duhet të zgjedhim të kemi spital apo t’i hedhim naftë makinës. Ne kemi nevojë sot të mendojmë me guxim si mund t’i ndryshojmë këto në të ardhmen. Ne nuk mund ta lëmë veten peng të kapriciove të oligopolistëve. Qeverinë tonë e ka gjetur emergjenca me brekë nëpër këmbë. Tërësisht të papërgatitur.



