Parlamenti ka miratuar dekretin e presidentit për emërimin e katër ministrave të rinj.
Fatmir Xhafaj është emëruar ministër i Brendshëm me 76 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Ogerta Manastriliu është miratuar si ministre e Shëndetësisë me 79 vota pro.
Eduard Shalsi është miratuar si ministër i Çështjeve Vendore me 76 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Olta Xhaçka u miratua si ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë me 79 vota pro.
Drejtuesja e seancës, Valentina Leskaj, tha se për herë të parë, kabineti qeveritar ka më shumë femra se meshkuj.
Gjatë votimit për shkarkimin e Blendi Klosit nga posti i ministrit të Mirëqenies, prania e deputetëve në sallë nuk ishte e mjaftueshme, çka bëri që votimi të ripërsëritej pak minuta më vonë. Votimi u ripërsërit për shkarkimin e Klosit dhe emërimit të Xhaçkës në vend të tij.



