
Prokuroria ka ankimuar në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda vendimin për dënimin me 3.4 vite shërbim prove, të ish-ministrit Saimir Tahirit. Kjo gjë vjen një ditë pasi edhe vetë ish-ministri kërkoi pafajësinë duke animuar edhe ai vendimin e Gjykatës.
Më 19 shtator Gjykata e Krimeve të Rënda dha dënimin për ish–ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin me 5 vite burg. Për shkak se ish-ministri përfiton gjykim të shkurtuar dhe rrjedhimisht përfiton ulje të 1/3 së dënimit, vitet e burgut do të konvertohen në 3 vite shërbim prove.
Por sipas vendimit, Tahiri për 5 vite nuk duhet të kryejë funksione publike.



