Pas rifillimit të luftimeve në Rripin e Gazës, zyra e kryeministrit izraelit tha në një deklaratë se Hamasi ka shkelur marrëveshjen, nuk respektoi detyrimin e tij për të liruar të gjitha gratë që janë peng dhe hodhi raketa ndaj Izraelit.
Qeveria e Izraelit është e përkushtuar për të arritur objektivat e luftës, lirimin e pengjeve tona, eliminimin e Hamasit dhe sigurinë që Gaza nuk mund të kërcënojë më kurrë popullin e Izraelit.
Nga ana tjetër Hamasi denoncoi se Izraeli ka shkelur armëpushimin duke bllokuar furnizimet me karburant në veri të Rripit të Gazës.



