Ristani tregon përplasjen me Bashën në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD dhe hilet e kryedemokratit

Ristani tregon përplasjen me Bashën në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD dhe hilet e kryedemokratit

Ish-deputeti i PD-së, Arben Ristani, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka sulmuar kryedemokratin Lulzim Basha.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Ristani tha se ai i ka thënë Bashës se duhet të largohet pasi ka humbur 3 herë, ndërsa i ka kujtuar se edhe një herë që ka fituar, të gjithë e dinë se si e ka bërë.

Po ashtu sipas tij Basha është treguar hileqar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar duke mos thirrur në mbledhje disa kryetarë të PD të cilët kanë folur kundër kryedemokratit.

“Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike që kishte të bënte me zgjedhjet e fundit na u paraqit një vendimmarrje e kryesisë për zgjedhjet e kryetarit të PD dhe komisionit që do drejtojë këto zgjedhje. Më pas mori fjalën Bujar Nishani, kandidati i shpallur Fatbardh Kadilli dhe disa anëtarë të tjerë të komisionit. Filloi në mënyrë serioze gjëja. Po tregoj edhe diçka para se të fillonte gjëja. Se di pse vjen duke u zvogëluar kryetari jonë. Sillet si fëmijë hileqar. Në bazë të statuti mbledhjen e Këshillit duhet ta kishte thirrur kryetari i Këshillit Bujar Nishani por në fakt e thirri sekretari i përgjithshëm. Përveç kësaj ka pasur një diskutim të hershëm për lënien jashtë të kryetarit të Komisionit të Zgjedhjeve, Kryetari i komisionit të apelit, të cilët duhej të ishin pjesë, por që ngelën jashtë. Duke u kapur ky handikap që këto persona që kanë qenë gjithnjë prezent, por këtë herë jo sepse kishin folur kundër Bashës. E thash këtë për të treguar si zvogëlohen hileqarët e vegjël. Kishin organizuar grupet që do të flisnin kundër për të krijuar hilaritet, në kuadër të njerëzve të vegjël që nuk mund të punojnë me transparencë. Gjatë fjalëve aty i kërkova Bashës të japë dorëheqjen duke i kujtuar edhe një fjalim të tij që i tha Ramës në parlament “po ma hodhe njëherë është faji jot, po ma hodhe dy është faji im”. U ngrit një nga deputetët dhe tha: Nëse humb në zgjedhjet për kryetar duhet të japësh dorëheqjen.

Megjithatë ajo që ra në sy ishte një nxitim i panevojshëm që krijon pabarazi në garë. Tradita e Bashës është që kur humb ngrin, këtë herë nuk ndoqi as traditën e tij, nuk ngriu”, tha Ristani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy